MAQEDONI E VERIUT

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka informuar se 20- 50% të kapaciteteve spitalore në spitalet infektivë për COVID-19 janë të lirë, që do të thotë se pjesa tjetër janë tashmë të zënë.

Ai thotë se në Klinikën Infektive në Shkup nga 110 shtretër, shtuar dhe 70 të spitalit modular, 86 prej tyre janë zënë me pacientë të infektuar me COVID-19.

E njëjta situatë edhe me spitalet infektive në qytetet e tjera por Filipçe garantoi se Maqedonia e Veriut nuk do të vuajë mungesën e shtretërve spitalorë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb