Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken foli dje me ministrat izraelitë Benny Gantz të Kabinetit të Luftës dhe Yoav Gallant të Mbrojtjes. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ministrisë amerikane.

Blinken “nënvizoi angazhimin e përpjekjeve të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe diskutoi masat për rritjen e ndihmës humanitare shpëtimtare për civilët palestinezë” në Rripin e Gazës, nevojën për një armëpushim të menjëhershëm që siguron lirimin e pengjeve dhe masa të mëtejshme për të minimizuar dëmin për civilët”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu mësohet se Gantz dhe Gallant “folën gjithashtu për përpjekjet për të siguruar që konflikti të mos përhapet” dhe “rëndësinë e masave për të lehtësuar tensionet në zonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb