Ministria e Jashtme izraelite kritikoi Afrikën e Jugut, e cila ngriti akuzën ndaj Izraelit për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza në Gjykatën e Hagës.

“Sot ne ishim dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të mëdha të hipokrizisë në histori, të shoqëruar nga një sërë pretendimesh të rreme dhe të pabaza,” tha Lior Haiat, një zëdhënës i ministrisë, në një postim në platformën ‘X’.

Haiat akuzoi Afrikën e Jugut se “funksionon si krahu ligjor i Hamasit” dhe se ka injoruar masakrën e kryer nga grupi militant në Izrael më 7 tetor. Ai përfundoi duke thënë se “Afrika e Jugut kërkon të lejojë Hamasin të kthehet për të kryer krime lufte”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb