Analisti Fatos Lubonja në një intervistë mbrëmjen e sotme për rubrikën “Opinion’ në News 24 ka komentuar situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Lubonja tha se është tronditur besimi tek narrative liberale dhe se për t’u mbrojtur ata po përdorin tezën duke sulmuar palën tjetër si “populiste’.

Më tej ai tha se “këto janë simptoma të një sëmundje të liberalizmit e globalizmit dhe janë reaksione që bën trupi ndaj kësaj sëmundje”.

“Jo vetëm me Rusinë, po a është tronditur besimi tek narrative liberale apo jo? Për mendimin tim është tronditur dhe unë kam qenë kritik ndaj liberalëve që për t’u mbrojtur kanë ngritur tezën kanë dalë këta populistët… unë gjykoj kështu që këto janë simptoma të një sëmundje të liberalizmit e globalizmit dhe janë reaksione që bën trupi ndaj kësaj sëmundje”, u shpreh ai.

Më tej tha se duhet parë se çfarë do të ndodhë në vijim sepse situata është shumë komplekse.

“Këto janë sfida që tani me këto që po ndodh janë theksuar edhe më shumë, do shohim çfarë do ndodhë sepse është shumë komplekse situata”, tha Lubonja.

“Për ta lidhur me situatën tonë, ne jemi pak si allosoi… ne s’kemi as demokraci liberale, jemi në kuptimin ekonomik ultraliberal, kushdo pasurohet si të mundet, por është një abernacio i liberalizmit në kuptimin që, thonë i rregullon tregu pse ndërhyn ti, pse duhet shteti të rregullojë, por se çfarë tregu i rregullon këto gradaçelat nuk e dimë ne, pra nuk është as treg ku shteti është i dobët dhe tregu është i fortë, as ku shteti është si albitër, individët e caktuar që janë më të fortë se të tjerët kanë kapur shtetin, se çfarë shteti mund ta quajmë është e vështirë”, tha më tej Lubonja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: