Presidenti i Bjellorusisë, aleati i ngushtë i Putin do të zhvillojë një takim me homologun e tij Putin. Agjencia bjelloruse “Beta” njofton se ditën e nesërme do të zhvillohet në Moskë një takim midis Lukashenkos dhe Putin.

“Liderët e dy vendeve do të shqyrtojnë marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë, zhvillimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe ndërveprimin ndaj sanksioneve të vendosura ndaj dy vendeve”, shkruan “Beta”. Lukashenko është aleati kryesor i Putin në luftën në Ukrainë, pasi Rusia vendosi një pjesë të ushtrisë në territorin e Bjellorusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: