Norvegjia po mbyll kufirin dhe portet e saj për kamionët dhe anijet ruse.

Ky vendim i qeverisë norvegjeze, pritet të hyjë në fuqi më 7 maj dhe pritet të ndalojë anijet ruse, përfshirë anijet tregtare, jahtet , varkat me vela dhe anije rekreative, raporton CNN.

“Sanksionet janë mjetet tona më të rëndësishme për të ushtruar presion mbi regjimin rus dhe është thelbësore që ne të qëndrojmë me BE-në dhe vendet e tjera në mënyrë që të vazhdojmë të dobësojmë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë”, tha Ministrja e Jashtme Aiken Huitfelt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb