Ukraina u tërhoq nga bisedimet e paqes me Rusinë me “urdhrin” e Shteteve të Bashkuara, ka thënë presidenti rus Vladimir Putin sipas Kremlinit.

Duke iu referuar bisedimeve në mars, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Gjithçka ishte gati, dhe papritmas pala ukrainase doli nga radari dhe deklaroi mosgatishmërinë e saj për të vazhduar negociatat.”

Sakaq, ditën e djeshme Umaro Sissoco Embalo , shefi aktual i bllokut të Afrikës Perëndimore ECOWAS, vizitoi Kievin pas një takimi me Putin ku tha se ai “kishte shprehur idenë se është gati për negociata” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërsa i pyetur për këto komente, Peskov tha se “ne jemi të gatshëm të sigurojmë interesat tona në tryezën e bisedimeve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb