Sekretarja e Jashtme Liz Truss deklaroi se është e drejtë e Mbretërisë së Bashkuar që të shoh burime të tjera alterantive të naftës dhe të gazit, përveç Rusisë.

Ajo thotë për BBC Breakfast se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë të tmerrshme” në pushtimin kundër Ukrainës.

“Një nga mënyrat se si Putin financon makinerinë e tij të luftës është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale siç bën Vladimir Putin”, thotë ajo.

Mes të tjerash zyrtarja britanike shton se Putin duhet të ndalohet me çdo kusht, pasi përbën një kërcënim serioz me të cilin po përballet bota.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb