Sulmet raktore ruse lanë të vdekur 2 civilë ukrainas, mes tyre një foshnjë 5-muajshe në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk gjatë 24 orëve të fundit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të rajonit, Pavlo Kyrylenko, në një postim në Telegram të shtunën.

Po ashtu bëhet me dije se mbeti i plagosur një tjetër civil në qytetin e Druzhkivka. Granatimet dëmtuan dy ndërtesa banimi, një shkollë dhe një bankë. Qytetet Vuhledar dhe Novoukrainka gjithashtu u vunë nën zjarrin e armikut, tha Kyrylenko.

Avdiivka është vënë nën zjarr pothuajse të pandërprerë , me deri në 14 raketa që godasin qytetin çdo ditë, sipas zyrtarëve ukrainas.

“Dikush vdes çdo ditë,” tha të martën policia e rajonit të Donetsk, e cila po ndihmon me evakuimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb