Kryeministri britanik, Rishi Sunak tha se Britania është “i gatshëm të mbështesë aleatët për të dërguar avionë luftarake në Ukrainë”.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai tha se Britania tashmë ishte “udhëheqëse” në trajnimin e pilotëve të avionëve luftarakë ukrainas dhe përsëriti thirrjen e tij për aleatët që të “dyfishojnë” mbështetjen.

Më herët, Sunak tha se ishte “krejtësisht e arsyeshme” që NATO t’i ofrojë Ukrainës armë me rreze më të gjatë, në mënyrë që ajo “të ketë një kundërofensivë që e zhvendos Rusinë jashtë vendit të saj”.

Kur u pyet nëse Britania do të dërgonte armë që mund të synonin Krimenë, e cila u aneksua nga rusët në 2014, ai tha se NATO duhet të ndihmojë Kievin të fitojë një avantazh në fushën e betejës me tanke të rënda, mbrojtje ajrore, artileri dhe armë me rreze të gjatë.

Sunak bëri me dije se Britania dhe aleatët e saj po punonin për t’i dhënë Ukrainës “sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore” dhe do ta ndihmonin atë të trajnojë dhe të ndërtojë forcën ajrore që i nevojitet për të mbrojtur veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: