Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun fracez, Emmanuel Macron. Kjo bisedë është zhvilluar pasi Macron ka njoftuar se do të takohet së shpejti me homologun e Kinës, Xi Jinping.

Nëpërmjet një postimi në Telegram, Zelesnky ka shkruar: Diskutuam në mënyrë efektive ndërveprimin e mbrojtjes midis Ukrainës dhe Francës. Kam dhënë informacion të detajuar mbi situatën në front. Ne u fokusuam në hapat e mëtejshëm për zbatimin e formulës së paqes. Ne koordinuam veprimet për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.

Franca është një nga vendet aleate të Ukrainës dhe ka treguar mbështetjen e saj duke e ndihmuar financiarisht dhe ushtarakisht Kievin nda pushtimit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb