Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes.

Ai ka reaguar në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke iu përgjigjur në një farë mënyre, deklaratave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, që tha se Rusia “nuk kishte oreks” për bisedimet e paqes dhe sigurisë.

Mësohet po ashtu se Putini ka thënë justifikimin e nisjes së luftës, të cilin ai e quan “operacion i posaçëm ushtarak”.

Ai ka nënvizuar se civilët që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol, mbahen aty nga forcat ukrainase.

Burimi: BBC
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb