Deputeti dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, tregoi se dje në Kuvend është refuzuar amendamenti i propozuar prej tij, e që kërkonte që Shqipëria të tërhiqej nga nisma “Ballkani i Hapur”. Kjo lëvizje sipas tij duhej të vinte në përgjigje të Serbisë, e cila sipas Vasilit, është një ndër vendet e pakta në Evropë që ka mbështetur Serbinë dhe nuk ka pranuar të vendosë sanksione ekonomike ndaj saj.

“Kemi qëndrim të qartë për Ballkanin e Hapur. Serbia ka marrë pozicionim të qartë pro Rusisë në konfliktin e Ukrainës. Ajo ka ndëshkuar sanksionet e vendosura, që janë dhe instrumenti kryesor që bota po i përgjigjet Rusisë. Pozicionimi i tillë e ndarjes së botës. Kemi shtete pro paqes kundra agresionit dhe shtete të pakta që janë vendosur krah Rusisë. Në Evropë është Serbia që është nismëtari i nismës gjysmake të Ballkanit të Hapur, që vetëm Rama dhe Serbia e mbajnë gjallë. Ka qenë një nismë që është konsideruar gabim i rëndë strategjik, ekonomik. Ngjarjet kanë rrjedhur në mënyrë negative. Amendamenti që paraqita dje dhe që nuk u votua nga mazhoranca… Kam ndjekur pafund raste që qumështi shqiptar derdhet në rrugë dhe produktet serbe ecin. Këtu ka një qeveri që vepron kundra shqiptarëve. Pra ishte një autostradë për Serbinë, e vendosur dhe pro agresionit. I vetmi sinjal që mund të jepnim ishte të mbanim një qëndrim. Paradoksi ishte ky: Rezoluta e BE shprehet qartë se Serbia është keqardhje e madhe që braktisi Evropën dhe nuk mbështeti sanksionet. Ne i rrimë në krah Serbisë dhe nuk mbajmë qëndrim. Unë kam thënë që është një vend i vendosur egërsisht kundër interesave tona. A mund të jemi ne që të mos miratojmë amendament dhe të mbajmë qëndrim të fortë ndaj këtij vendi, jo vetëm kundra paqes, por edhe Kosovës. Unë sinqerisht nuk jam i çuditur që opozita të votonte këtë gjë. Jam absolutisht i surprizuar, jam pa gojë. Nuk e mendoja që ata që janë vendosur në krah të majtë të sallës do të guxonin të mos votonin një amendament ndaj atyre që nuk u vendosën në krah të viktimës.

Evropa vendosi të furnizojë me armë Ukrainën. Përshkallëzimi mund të jetë i rrezikshëm. Këta janë anti-patriotë. Kjo është një mundësi e mirë politike. Për mua kanë bërë një veprim të rëndë anti-patriotik. Evropa diferencoi vendet që janë në këtë krah e në atë krah. Agresori ndau në vendet jo miqësore dhe vendet miqësore. Shqipëria është në listën jo miqësore dhe Serbia nuk ishte në këtë listë. Përballë ne kemi një qeveri krejtësisht që ka lënë në lënie të ri gjithçka. Kemi çmimet e karburanteve. Kemi dëgjuar që kryeministri bëri Kasandrën duke thënë që bëhuni gati sepse do të ketë sërish rritje. Çfarë ka më shumë Maqedonia, por edhe Kosova. Çfarë avantazhi kanë ata që kanë çmime më të lira. Diferenca është e qeverisjes. Qeverisja e tyre ndihmon qytetarët. Ai karburanti shitet 230 lekë litri. Qeveria vendoset në pozicionin e një spekullante të madhe publike. Duhet të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme. Qytetarët nuk kanë nevojë që të bëhet nafta 230. Qytetari nuk mbrohet duke bërë zëdhënësin. Atë që po bëjnë qeveritë e tjera të kërkojë edhe ky. Si do të jenë kopetetivë këta”, tha Vasili.

Nënkryetari i LSI theksoi më tej se më 6 mars u dha një përgjigje ndaj qeverisë e për këtë ndikim pati LSI.

“Sot çdo shqiptar që e ka të qartë se kush është Edi Rama e di shumë mirë kush e përfaqëson në mënyrë të qartë. Kjo është reflektuar edhe përbrenda pjesës së mbetur që ishte mbajtur grusht nga Edi Rama. 6 marsi moment historik, vendosi oporizitarizëm të qartë të ndershme, përballë një qeverisje pro serbe. Tashmë e kanë të qartë e të lehtë se ku do ta gjej veten secili. Besoj që ishte një rezultat i jashtëzakonshëm. Të gjithë kanë mbetur të surprizuar. Rezultati fliste vetë dhe tregoi qartë se ku ka qartësi, mund të triumfohet. U hap një rrugë e madhe e gjerë duke ecur në mënyrë të ndershme ndaj një qeverie të kapur. Nuk ka asnjë plan, thjesht do të jemi përballë njëri-tjetrin. Opozita votoi rezolutën sepse ishte e qartë dhe nuk kishte elementë që tregonte rrëmbim interesi. Këtij misioni i kemi shërbyer me ndershmëri, kjo i ka bërë mirë qeverisjes shqiptare dhe 6 marsit, që gjurma e fortë e LSI i dha një moral qëndresës shumëvjeçare të Edi Ramës”, përfundoi deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb