Real Madrid dhe Bayern Munich, dy gjigandët e futbollit evropian, janë përplasur shpesh, jo vetëm në fushë, por dhe në merkato. Në vitet e fundit, klubi “mbretërorë” ka “peshkuar” në Mynih, ku kanë arritur të marrin lojtarë si Toni Kroos apo Alaba, por nuk dëshirojnë të ndalen këtu pasi kanë piketuar dy talentet e Bayern, Musiala dhe Alphonso Davies. Kjo situatë po bezdis jo pak drejtuesit e klubit gjerman, aq ka sa detyruar edhe presidentin Herbert Hainer të reagojë:

Marca
Marca

“Davies është lojtari ynë. Me në ka një kontratë deri në 2025. Është një nga anësorët më të mirë në botë, sigurisht që ne dëshirojmë që ai të qëndrojë, shpresojmë që edhe ai të ketë të njëjtën dëshirë”, u shpreh bosi i Bayern. Në të njëjtën kohë, në mënyrë të papritur, emri i Kylian Mbappe po qarkullon edhe në Mynih, pasi Real Madrid është tërhequr disi, duke synuar talente të rinj si Musiala.

Tuchel
Tuchel

Në lidhje me një transferim të mundshëm të Mbappe u pyet edhe trajneri Tuchel, por përgjigja e tij ishte epike, duke bërë xhiron në rrjet: “Nëse Mbappe dëshiron të transferohet këtu, do të shkoja personalisht në Paris, do ta merrja me biçikletë, por nuk besoj se kjo mund të ndodhë”, u shpreh Tuchel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb