Harry Kane dhe e ardhmja e tij mbeten një temë e nxehtë në Angli. Pak ditë më parë, mediat shkruanin se presidenti i Tottenham kishte vendos veton në lidhje me sulmuesin, mund të largohet nga “gjelat”, por vetëm jashtë Premier League. Mediat në ishull zbuluan edhe vlerën e kartonin të tij, 115 milionë euro, por në këtë pikë është vet Harry Kane që kërkon të marrë në dorë të ardhmen e tij.

Harry Kane
Harry Kane

Sipas The Sun: Kane ka refuzuar një ofertë të ardhur nga Real Madrid, dëshira e tij është të qëndrojë në Premier League ku me sa duket është bindur nga projekti i Man.United. Nëse nuk largohet këtë verë, Kane ka vendosur të qëndrojë te Tottenham edhe për një tjetër vit, për tu larguar më pas në 2024 si një lojtar i lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb