Victor Osimhen është një nga sulmuesit më të kërkuar në tregun e transferimeve. Të shumtë janë ekipet që janë futur në garë për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa nga Franca fusin në “valle” edhe PSG.
Sipas mediave, Luis Campos, drejtori sportiv i PSG, është takuar me agjentin e sulmuesit nigerian, për të diskutuar mbi kërkesat financiare të lojtarit, gjithnjë nëse arrijnë të bindin Napolin. Presidenti De Laurentiis nuk pritet të bëhet pengesë nëse sheikët i ofrojnë 150 milionë euro.

Fakt është që Osimhen preferon të luaj në Premier League ose te Bayern Munich, Ligue 1 është opsioni i fundit.
(BalkanWeb)