Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk ka deklaruar se Turqia ka rënë dakord të ndërmjetësojë në negociatat për evakuimin e pjesëtarëve të forcave ukrainase, kryesisht ato që kanë mbetur të plagosur rëndë në uzinën Azovstal në Mariupol.

Vereshchuk tha se shteti ukrainas dëshiron të nënshkruajë një dokument se si saktësisht do të bëhet evakuimi nga Azovstal.

Ajo shtoi se mbi të gjitha bëhet fjalë për evakuimin e të plagosurve rëndë dhe shteti turk është i gatshëm të bëhet ndërmjetëse në ato negociata.

Sipas Vereshchuk, Ukraina u ka dhënë mandatin e negocimit për evakuimin përfaqësuesve të Komitetit
Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së.

Kujtojmë se mbrojtësit e fundit të qytetit të Maripolit raportohet se ndodhen në fabrikën e çelikut, të cilët kanë refuzuar të dorëzohen pas thirrjeve të vazhdueshme të shtetit rus.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë publikuar pamjet e një kundërsulmi të forcave ukrainase ndaj atyre ruse brenda fabrikës së çelikut në Mariupol.

TheGuardian
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb