Luftime të ashpra në periferi të Severodonetsk, një objektiv kryesor rus, ku trupat ruse po përpiqen të pushtojnë qytetin në rajonin Luhansk të Ukrainës.

“Qyteti është nën granatime pothuajse të vazhdueshme – 60% e banesave është shkatërruar plotësisht dhe deri në 90% e ndërtesave janë dëmtuar dhe do të kenë nevojë për riparime të mëdha”, kështu thotë kryetari i bashkisë, Oleksandr Stryuk. Ndërkohë, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai tha se 4 civilë janë vrarë deri më tani në Severodonetsk dhe qendra rajonale e qytetit po shkatërrohet nga artileria dhe avionët rusë.

Ai thotë se trupat ruse u përpoqën të depërtojnë në Severodonetsk nga qytetet e afërta, Purdivka dhe Shchedryshcheve, dhe sulmuan pozicionet ushtarake ukrainase.

Forcat ruse kanë bërë përparime sporadike kundër pozicioneve të vendosura në Donbas që kur Moska i përqendroi përpjekjet e saj të luftës atje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: