PSG do përballet me Arsenalin në finale të Champions. Trajneri i parisienëve, Luis Enrique vlerësoi trajnerin e londinezëve, Arteta dhe skuadrën angleze në përgjithësi.
“Do të jetë një finale e vështirë mes dy skuadrave që kanë qasje të ndryshme. Arsenali e meritoi të fitonte kampionatin pas një sezoni të shkëlqyer.
U përballëm një herë me ta, i njohim cilësitë e tyre në shënimin e golave dhe në lojën pa top janë skuadra më e mirë në botë padyshim”.
