Luiza Gega konfirmohet si një nga atletet më të mira të historisë së sportit shqiptar. Sot ajo hyri në librin e rekordeve duke thyer një të tillë që ishte i vendosur 28-të vite më parë.

Anila Kasati mbante rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave i vendosur në vitin 1989 në një miting ndërkombëtar në Greqi. Gega e ka përmirësuar atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.

Në qershorin e vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb