Pas 133 ditësh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, është shpallur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele fituesi i “Big Brother Vip Albania 2”.

Pas një nate të gjatë dhe ashtu siç shumë e prisnin çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e ka rrëmbyer Luizi.

Dy finalistët e fundit mbetën Luizi dhe Kristi, ndërsa e para që u eleminuar ishte Dea e më pas Efi.

Emocionet ishin të forta për fituesin, ndërsa brohorimet dhe duartrokitjet kanë qenë të zjarrta edhe nga studio.

Ndërkohë pak momente para shpalljes së fituesit, Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre, duke u martuar zyrtarisht në bashkinë e Tiranës nga kreu i bashkisë Erion Veliaj. Siç shumë herë e kishte deklaruar në shtëpinë e Big Brother, Luizi fiku dritat dhe iu kthye jetës së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: