Distancimi i herë pas hershëm i Kiarës dhe ndrojtja e saj ndaj kamerave për të shprehur qartë ndjenjat ndaj Luizit, kanë stepur këtë të fundit.

Duke folur me Amosin dhe Kiarën në oborr, Luizi i tha kësaj të fundit që nëse largohet prej saj, vështirë se kthehet më.

Amos nga ana tjetër, i tha Luizit që t’i japë kohë Kiarës, por ai tha se nëse largohet një herë prej saj, nuk ka ‘burrë nëne’ të kthehet më pas.

Ndonëse nuk e priti mirë deklaratën e Luizit, Kiara nuk e shfaqi mërzinë përballë tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: