Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko, ka nënshkruar një ligj të ri që i jep atij imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale.

Gjithashtu ky ligj ndalon liderët e opozitës që jetojnë në mërgim të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sipas “The Guardian” masa e re duket se synon të forcojë pushtetin e Lukashenkos dhe të eliminojë sfiduesit e në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që pritet të zhvillohen në 2025.

Lukashenko është i akuzuar për përfshirje në transferimin e paligjshëm të fëmijëve nga qytetet ukrainase.

Por, sipas ligjit të ri, ai nuk mbahet përgjegjës për veprimet e kryera, dhe do t’i sigurohet mbrojtje gjithë jetën atij dhe familjes së tij.

Me qeverisjen e tij nuk janë të kënaqur as qytetarët bjellorusë, dhe këtë e kanë treguar protestat masive të vitit 2020, gjatë të cilave u arrestuan 35 mijë persona.

Udhëheqësja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, tha se Lukashenko duhet të shqetësohet për atë që do t’i ndodh kur të largohet nga pushteti.

“Lukashenko, i cili shkatërroi fatet e mijëra bjellorusëve, do të ndëshkohet sipas ligjit ndërkombëtar dhe asnjë imunitet nuk do ta mbrojë atë kundër kësaj. Është vetëm çështje kohe”, deklaroi ajo.

Ndryshe, opozita gjithashtu po kërkon hetime për zhdukjen e politikanëve opozitar dhe fëmijëve ukrainas

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb