Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj liderit opozitar Lulzim Basha.
Gjatë një takimi elektoral në Dibër, Rama tha se Basha është “artist”, e shtoi se vetëm ai mund të bëjë thirrje për hedhje molotovësh e rrëzim qeverie me dhunë, e të vij të kërkojë vota, duke thënë se do të realizojmë çdo dëshirë të shqiptarëve.
Ai gjithashtu, përmendi edhe një nga premtimet e Lulzim Bashës në kohën kur të dy kandidonin për kryebashkiakë në Tiranë, e që ishte, vendosja e një rrjeti tramvaji në kryeqytet.
“I dhurohet një tufë me lule burrit. Keni parë ju që i jepet burrit lule. I ka mbet me të shkuarën. Ca vote do i japin shqiptarët më 25 prill fëmijëve, për t’i dhënë një e marrë dy. Nuk ka ndodhur kurrë, të marrësh dy duke qëndruar në kafe.
Nuk është Luli, Luli është një artist, vetëm një artist e bën edhe atë që thotë do e marrim pushtetin me dhunë, do gjuajmë me molotov, do bëjmë namin, do bëjmë këtë. Vetëm një artist kthehet dhe thotë, unë jam për ju, e mbaj fjalën.
Siç doli në Tironë dhe hyri në furrat e bukës dhe thoshte që ulim çmimin e bukës, do bëj tramvajin e Tiranës. Unë do ua heq të gjitha taksat. E keni dëgjuar të thotë kaq mijë euro për kaq sa martohet. Ju vetëm martohuni. E vuna unë në kohën e qepës 50 mijë lekë për fëmijët, ky nuk e rriti çekun për beben. Ndërsa tani është trefishuar”, tha Rama.
(BalkanWeb)
