Miratimi i MSA-së për Kosovën në Komisionin Europian është lajm i mirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për BE-në, thotë Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën, Ulrike Lunaçek.

“Ky është një lajm shumë i mirë dhe një hap i rëndësishëm më tutje i Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. E përshëndes vendimin e KE-së mbi pranimin e MSA-së dhe përcjelljen e tij për miratim në Këshillin e Bashkimit dhe në Parlamentin Europian”, ka theksuar ajo.

Siç është shprehur Lunaçek, për herë të parë BE dhe Kosova do të kenë një marrëveshje dhe i ka bërë thirrje Këshillit të BE-së që të nënshkruaj dhe ta mbyllë këtë dokument sa më parë të jetë e mundur, shkruan “koha.net”.

Raportuesja në Parlamentin Europian për Kosovën ka treguar se pas kësaj Parlamenti Europian do të duhej që në shtator ta miratojë MSA-në, në mënyrë që të hyjë në fuqi më 2016.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb