LUSHNJE- Policia e Lushnjës ka vënë në pranga dy persona të së njejtës familje për veprim penale “Ndërtim i paligjshëm”. Bëhet me dije se janë arrestuar Anest Qerreti, 47 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnje dhe Dionis Qerreti, 25 vjeç, banues në fshatin Qerret i Vjetër, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: Sh.C,62 vjeç, banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnje. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Qerret i Ri, në banesën e shtetasit Sh.C, ishin duke ndërtuar një objekt, i cili nuk dispononte leje ndërtimi.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: