Korrupsioni me emërimet në institucionet arsimore ka vënë në pranga sot, Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjes, Liza Tabakun; djalin e saj Xhanluka Bakiasin dhe mësuesin Rigels Zenelaj. Tre deri në 5 mijë euro ishin “detyrimi” që kishin mësuesit e rinj ndaj Tabakut, e cila përdorte si sekserë djalin e saj dhe një mësues të fshatit Allkaj. Për më tepër, Tabakut iu gjetën 12 mijë euro dhe 800 mijë lekë në momentin e arrestimit në shtëpinë e saj në Dushk, ndërkohë që me vete ka pasur edhe 2 mijë euro të tjera, të cilat tentoi t’i hidhte në WC-në e Komisariatit të Lushnjes.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb