Prej disa kohësh vijojnë protestat e pedagogëve, ndërkohë që kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

Sa i përket protestës së radhës, Sindikata e punonjësve të universiteteve njofton se ajo do të mbahet ditën e hënë më datë 31 tetor, në orën 11:00.

Ashtu si herën e fundit protesta kombëtare do të mbahet përballë Korpusit Universitar të UPT.

Njoftimi:

Përshëndetje të nderuar pedagogë, Ditën e hënë, dt 31.10.2022, ora 11.00
Para Korpusit qendror të UPT Protestë kombëtare e pedagogëve organizuar nga Sindikata e punonjësve të universiteteve!! Lutemi për mbështetje maksimale nga të gjithë pedagogët, të të gjitha Universiteteve. Është e nevojshme prania e përfaqësive të cdo universiteti jo vetëm nga Tirana, por edhe të degëve.
Protesta e të hënës është shumë e rëndësishme!!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: