Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet e Lungomare 3 që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin, duke krijuar shtigje.

Teksa shihte nga afër projektin, Rama iu dha dhe disa sugjerime inxhinierëve për ngjyrën që do të kishte fasada e punimeve. Rama sugjeroi që të përdorej ngjyra rozë, apo violetë dhe bojëqielli, që të dukeshin si vepra arti. Po ashtu nuk kanë munguar as momentet plot batuta, ku disa qytetarë që kishin zgjedhur të laheshin në det e ftuan Ramën që t’u bashkohej.


BASHKËBISEDIMI
Rama:
Vini një ngjyrë të fortë. Një rozë të fortë, që të ikin nga këto…
Inxhinieri: Po të tregoj disa mostra
Rama: Dua të duken si lodra. Si ato mobiliet e vjetra. Një rozë ose violetë, ose bojëqiell të fortë. Të duket si vepër arti. Si vepër artistike. Po ato muret andej do të hiqen?
Inixhieri: Janë mure gabioni.
Qytetarët që kishin dalë në det për t’u larë: Hajde provoje një herë, si djalë i ri
Rama: I kemi ndarë punët. Po të futem udhe unë andej me ju, s’ka kush i bën punët këtu!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: