Nga Shkodra, ku po zhvillonte turin e radhës së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, sqaroi deklaratat e bëra për emigrantët nga Bangladeshi.

Ai tha se sipërmarrësi shkodran tha një të vërtetë, pasi po i mungojnë punëtorët.

Nga krahu tjetër, ai shtoi se edhe të rinjtë shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë rroga më të mira dhe kjo do të arrihet falë ushtrimit në gjuhët e kodimit dhe teknologjisë.

“Ma bënë këngë Bangladeshin që tha ai sipërmarrësi, ai tha një të vërtetë, tha kam punë, por skam punëtorë. Është e drejtë që një i ri mund të thotë s’dua rrogë 400 mijë, do 1 mijë 2 mijë euro, po kjo arrihet duke mësuar gjuhën e kodimit.

Kam shumë për të thënë, po them vetëm kaq, nëse më jepni mundësinë që Edona, Beneti, Paulini dhe Iliri, që është njeri me dije të mëdha, por asnjëri nga këta të tre nuk është në vetvete mjaft, por të tre bashkë bëjnë një skuadër fantastike.

Nëse Shkodra do i japi këtyre besimin është një borxh i madh për mua ndaj Shkodrës, që s’ka nevojë të ma thotë Saliu. Shkodra për mua, sa herë e them, ka fytyrën e shenjtë të gjyshes sime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb