Kemi diskutuar në mënyrë tepër profesionale për rreth 20 orë dhe mendoj se largimi për një moment nga tryeza e bisedimeve është krejt normal, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ”kontradiktat” me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë këtyre negociatave.

”Është e kuptueshme që disa persona, nëse flenë pak, atëherë në një moment janë të paqartë, por ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe gjithçka është në rregull kur mbaron mirë”, theksoi ai.

Kancelari Kurz , sipas raporteve nga disa burime diplomatike, zemëroi kolegun francez kur la në mes bisedimet për t’iu përgjigjur një telefonate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb