Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shprehet se kryeministri Edi Rama nuk mund të rrijë asnjë sekondë më në zyrë. Reagimi i Salianjit vjen pas skandalit që ka përfshirë Shërbimin Informativ Shtetëror, ku ish-drejtuesja e këtij institucioni u kap nga SPAK duke i ofruar ndihmë Ergys Agasit, gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim për tenderat e AKSHI.
Salianji thekosn se shteti është kapur nga mafia. “Kur krimi emëron, shteti nuk qeveris më. Kur institucionet e sigurisë i shërbejnë krimit, shteti ka rënë. Kjo nuk është histori rozë. Është historia më e zezë e kapjes së shtetit nga mafia. Edi Rama nuk mund të rrijë asnjë sekondë më në zyrë!”, thekson ai.
Reagimi i Salianjit
MAFIA ka shkep shtetin!
Tentativat për ta banalizuar shembjen e shtetit dhe kapjen e institucioneve të sigurisë nga krimi i organizuar janë mjerane.
Historia është e thjeshtë dhe e zezë. Ndoshta më e zeza në historinë e shtetit shqiptar.
ShISh-i, Policia Shkencore, Policia e Shtetit, AKSHI, Kadastra, Policia Kriminale, drejtues institucionesh, ministra, deputetë e kryebashkiakë janë vendosur për t’i shërbyer krimit dhe për të vepruar kundër qytetarëve.
Grupet kriminale, nëpërmjet Ergysrave emërojnë drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit. Ata qe marrin funksione detyrimin e kane te bejne gjithcka per ata qe i emerojne, perulen para krimit, i binden krimit dhe i ulin pantallonat para tyre, sepse aty i ka vendosur krimi. Nuk janë aty për ndonjë aftësi të spikatur profesionale. Nuk janë aty për ndonjë kontribut të veçantë në shoqëri. Janë në postet kyçe sepse aty mund t’i shërbejnë grupeve kriminale.
Pjesa tjetër është fasadë.
Ngjyrimet rozë, justifikimet, propaganda dhe zhurma janë vetëm për të mbuluar një realitet të zi.
Kur krimi emëron, shteti nuk qeveris më.
Kur institucionet e sigurisë i shërbejnë krimit, shteti ka rënë. Kjo nuk është histori rozë.
Është historia më e zezë e kapjes së shtetit nga mafia.
Edi Rama nuk mund të rrijë asnjë sekondë më në zyrë!
