Tirana sërish fitoi në fund, me një gol të Elis Bakajt, duke treguar se kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Një karakter që i pëlqen Maganit, ashtu si dhe tri pikët që sjellin dhe kryesimin e Superiores. “Ishte një fitore e bukur, sepse luanim përballë një kundërshtari të etur dhe të vendosur. Besoj se loja ishte e barabartë. Në pjesën e parë nuk krijuam shumë raste, por rëndësi ka fitorja.

Jam kundër asaj që thuhet se fituam me fat, pasi fati nuk të ndihmon gjithmonë në fund. Gjithsesi kemi gjëra ku duhet të përmirësohemi”. Raineri ndërkohë sqaroi arsyet e përjashtimit të tij: “Nuk u kuptova me gjyqtarin në momentin e kartonit të kuq, i thashë diçka vetëm për një ndërhyrje ndaj një djali të ri që mund t’i kushtonte karrierën. Sa i përket ndeshjes, nuk meritonim të humbisnim”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: