Milan vuan, por thyen Empolin në një ndeshje “thriller” plot emocione. Nedim Bajrami tremb “djallin”, por në fund “banda” e Piolit arrin të marrë një trepikësh jetik duke ruajtur hapin e Napolit kryesues, minus 3 pikë nga kreu.

Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të pa prekura, dhjetë minuta nga fundi, Rebic i shërbyer në mënyrë perfekte nga Leao kaloi Milan në avantazh. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e dytë shtesë, Nedim Bajrami me një ekzekutim perfekt barazoi shifrat në 1-1.

Festa ishte e madhe në radhët e Empolit të cilët besonin se mund të dilnim me një pikë, por Ballo-Toure një minutë më pas kaloi sërish Milan në avantazh. Leao në limite të shtesës realizoi dhe golin e tretë, një kundërsulm perfekt, duke hipotekuar rezultatin final në 1-3.

Bajrami
Bajrami

Në përfundim të sfidës, Nedim Bajrami rezultoi lojtari më i vlerësuar në radhët e Empolit, nota 6,5.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb