Siç shkruajnë së fundi mediat në Kosovë, reperi është parë shpesh i shoqëruar me bukuroshen Nita Krasniqi, vajza e këngëtarit të njohur Naim Krasniqi.

Ndonëse askush prej të dyve nuk ka pohuar dhe as mohuar zërat që qarkullojnë prej kohësh, ajo që ngriti dyshimet ishte një foto e vëtë Nitës në InstaStory-n e saj. Prapa fotos, duket qartazi Majk dhe ndoshta Nita, me këtë vërtetoi zërat se tashmë një romancë e re ka nisur.

Majk, në fakt, është përfolur shpesh për jetën e tij private – më së shumti pas ndarjes me Majlinda Zekën, me të cilën reperi ka edhe një djalë. Lajmet se Majk nuk kujdeset dhe as kotribuon për mirërritjen e të birit kanë bërë që shpesh fansat “ta sulmojnë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, ai ka vendosur që të mos ndajë thuajse asgjë më nga jeta private, ndaj edhe ky raport i ri i saponisur, me siguri, do të shoqërohet me heshtje, derisa të dy të jenë të sigurt për ta ndarë historinë e tyre me të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: