(foto nga vendi i ngjarjes)TIRANE – Vëllai i Refik Halilit, presidentit të klubit të futbollit “Tirana”, ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi makina me të cilën udhëtonte ka rënë në humnerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një guroreje në Tujan të Tiranës, ku automjeti tip “Range Rover” ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës, 52-vjeçari Agron Halili, i cili mësohet se udhëtonte i vetëm në momentin e aksidentit. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: