Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Lushnjë- Fier, ku një automjet ka goditur një kamion, i cili ka qenë i ndaluar.

Si pasojë e këtij aksidenti, një 24-vjeçar me inicialet Xh. M., i gjendur aty pranë është dëmtuar, por sipas bluzave të bardha i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin J. D., 22 vjeç, banues në Fier, pasi, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin është përplasur me një kamion që ka qënë i ndaluar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Xh. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka qenë duke qëndruar jashtë kamionit. Aktualisht, 24-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: