News24 ka raportuar sot gjatë ditës nga Mitrovica, në lidhje me situatën e rënduar dhe tensionet në katër komunat e veriut.
Gazetari Osman Stafa, ka raportuar se ajo që po ndodh momentalisht i ngjan një ;Lufte të Ftohtë, ndryshe nga mëngjesi ku kushte agravim të situatës.
Ai u shpreh se protestuesit serbë nuk ishin vetëm banorë të zonave përreth, por se kishin ardhur edhe nga Beogradi, ndërkohë që shpesh ata provokojnë situatën duke vendosur këngë patriotike ku thuhet se Kosova është Serbi.
“Sveçan një nga komunat ku interesi i mediave është i lartë.
Protestuesit serbë kishin ardhur me qëllim të qartë që të merrnin në kontroll komunën. Në ajër ngrihen helikopterë të NAO që patrullojnë zonën, postblloqe të skuadrave speciale të KFOR.
Ka qenë i lartë edhe numri i punonjësve të policisë së KFOR.
Kam qenë disa herë dëshmitar kur Lista Serbe i kërkonte KFOR që pala tjetër duhet tu japë diçka nga ajo që kërkojnë ose ndryshe turma është shumë e acaruar dhe mund të dalë nga kontrolli.
Ka prani të lartë të personave që kanë mbuluar fytyrën dhe që vendosin këngë nacionaliste ku thuhet se Kosova është Serbi.
Automjete të parkuara në anë të rrugës me targa Beogradi, protestuesit kanë ardhur edhe nga Serbia sipas autoriteteve jashtë kamerave.
Ajo që duket tani në të katër komunat e Kosovës duket me një luftë të ftohtë, ndryshe nga tensionet e mëngjesit”, raporton Stafa.