Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar kryetari i partisë “Fryma e Re Demokratike” Sali Shehu, i cili ndër të tjera foli edhe për humbjen e nënës së tij.

Ai rrëfeu se vetëm pak javë më parë kishte bërë përvjetorin e humbjes së nënës së tij, dhe mes emocionesh tha se ka qenë shumë i lidhur me të, “Nëna është gjeja më e shtrenjtë në botë. Ka qenë e matur dhe një njeri i palodhur”.

Kreu i FRD-së tregoi se nëna e tij ishte arsyeja që ai shkonte në Dibër jo më pak se 3 herë në muaj. Ai rrëfeu se ajo ndërroi jetë, si pasojë e një ishemie cerebrale. “Makina ngeci në dëborë, edhe pse banorët u angazhuan ta ndihmonin, kur mbërritën në spital nëna ishte e pajetë”, tha ai.

Ndërkohë Sali Shehu foli edhe për familjen e bukur që ka krijuar. Ai së bashku me bashkëshorten e tij janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Vajza nga Gjermania surprizoi të atin me një videomesazh të bukur. “Është pika ime e dobët”, tha ai për të bijën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: