KOSOVË

Një shqiptar i Kosovës nga fshatrat e Skënderajt ka humbur jetën pasi makina e tij u përfshi nga flakët.


Ngjarjen tragjike ka ndodhur në Prekaz të Epërm, ndërsa rasti është konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, është shprehur se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes


“Brenda veturës së djegur është një viktimë”, ka bërë të ditur Zahiti, por nuk ka dhënë detje për viktimën dhe për shkaqet e mundshme. Ngjarja po hetohet nga strukturat e posaçme.


(n.m/BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb