Një aksident me pasojë lëndimin e dy të miturve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës.

Një automjet, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar ka përplasur një biçikletë, tek e cila ndodheshin dy të mitur.
Pas aksidentit, të miturit janë shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjeti është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte 31-vjeçari, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: