Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Balldre-Lezhë.

Gazetari Elidon Ndreka, raporton për “BalkanWeb”, se një automjet ka dalë nga rruga e si pasojë është përplasur me bordurat anësore.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb