Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Pogradec-Tiranë në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Paraprakisht mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ndërkohë ende nuk dihet gjendja e shtetasit të aksidentuar.

Pamjet nga vendngjarja të siguruara për “BalkanWeb” nga gazetarja Lorena Kodra tregojnë se dy mjete janë përplasur kokë me kokë ndërsa njëra ka përfunduar përmbysë mbi trafik ndarësen e rrugës e më pas në derën e një dyqani në ndodhej në anë të këtij aksi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb