BRITANI E MADHE

Ed Sheeran, për fat të mirë ka mundur të shmangë plagosjen të Elton John në setin e videos së tyre muzikore “Merry Christmas”, e cila mund të ishte rëndë.

“Ne xhiruam një video muzikore për Krishtlindje. Oh, mik. Për pak sa nuk e vrava me një zile,” tha Sheeran. “Në video, janë pamjet e … Unë jam veshur si një lloj Santa Claus seksi dhe i jap një dhuratë, por dhurata kishte një zile të madhe metalike sipër saj. Zilja i kaloi sipër kokës dhe për pak e vrau”.

“O Zot, tmerri që kaloi nëpër trupin tim kur fluturonte në ajër. Ne kemi bërë parodi të gjitha videot e shkëlqyera muzikore britanike që erdhën në Krishtlindje”, vazhdoi këngëtari.

Më pas, ai ka treguar se të dy do i ndajnë fitimet e këngës së tyre të re dhe planifikojnë t’i dhurojnë ato për kauza që kanë një vend të veçantë në zemrat e tyre.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb