Pas largimit të ish kryeministrit Dritan Abazocviç, Mali i Zi shkon drejtë zgjedhjeve të përgjithshme.
Ndërkohë që pritej të arrihej marrëveshje për qeverinë e re, presidenti Mlo Gjukanoviç i ka dërguar sot kryetares Danijela Gjuroviç propozimin për “shkurtimin e mandatit” të Kuvendit të Malit të Zi, pra shpërndarjen e Kuvendit.

Ai deklaroi se pas konsultimeve për mandatin për përbërjen e qeverisë, nuk është bindur se ka pasur një shumicë që do të ishte në gjendje të formonte një qeveri që do të ofronte zgjidhje për probleme shumë të vështira në në nivel financiar, ekonomik, juridik, institucional dhe politik.

“Sidomos në aspektin e sigurisë, duke pasur parasysh krizën aktuale në Evropë të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, i cili ka implikime të padyshimta për sigurinë e Ballkanit Perëndimor”, tha Gjukanoviç.

Kreu i shtetit malazez ka kryer konsultime me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Partisë Socialdemokrate (SDP), Socialdemokratëve të Malit të Zi (SD), Partisë Boshnjake (BS), Alternativës Shqiptare (AA), Forcës, Bashkimit Demokratik. e Shqiptarëve (DUA) , Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Liberale (LP).

Sipas tij, përfaqësuesit e Frontit Demokratik (DF), Malit të Zi Demokratik (DEM), Partisë Popullore Socialiste (SNP) dhe Lëvizjes Qytetare URA nuk iu përgjigjën ftesës për konsultime.

Gjukanoviç, nuk e ka shpallur mbrëmë mandatarin për përbërjen e Qeverisë.
“Nuk kam mundur ta pranoj propozimin për t’ia besuar mandatin për përbërjen e Qeverisë zotit Miodrag Lekiç, të cilin zoti Andrija Mandiç ma ka dërguar dje në emër të partive që kanë fituar shumicën e mandateve në zgjedhjet e vitit 2020, sepse unë besoj se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme”, ka thënë Gjukanoviç.

Kandidatura e Miodrag Lekiç si mandatar për krijimin e qeverisë së re, ishte propozuar nga liderët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb