MALIQ- Një supermarket ka rënë pre e grabitjes në Maliq. Sipas të dhënave paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë arritur të marrin një shumë prej 1 milion lekësh të reja. Fill pas ngjarjes, autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Sapo u njoftuan për grabitjen, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Prej ditësh në mbarë vendin biznese apo dhe banesa kanë rënë pre e grabitjeve, siç ishte edhe rasti më i fundit, arrestimi i hajdutit të karburanteve në kryeqytet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: