Është identifikuar dhe më pas shoqëruar në komisariat autori i aksidentit të mbrëmshën të nodhur në Maliq.

Policia njofton se 20 vjeçari, drejtuesi i automjetit tip “Audi” përplasi një 60-vjeçar i cili po lëvizte me karrocë, dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas  drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Maliq/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip “Audi”, i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht 20-vjeçari, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: