MALTË

Një futbollist maltez është arrestuar në fushë pasi goditi një arbitër anësor 18- vjeçar. Camilleri, futbollist i Sannat Lions në kategorinë e dytë të futbollit maltez u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas goditi anësorin duke e lënë përtokë të shtrirë. Ndeshja u ndërpre dhe nuk rifilloi më.

Është rast i rrallë që një futbollist të arrestohet në fushë. Por të dielën, sipas mediave malteze Camilleri u lirua dhe pse u ndëshkua nga Gjykata për ‘kërcënim’ dhe ‘plagosje’, me një vit përjashtim nga fushat e futbollit si dhe 100 euro gjobë.

Ndërkohë arbitri u dërguar në spital ku mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb