Dalin detaje të reja nga udhëtimi i nënës së Kylian Mbappe në Doha për të takuar drejtuesit e PSG-së. Sipas gazetës transalpine, zonja Fayza Lamari në këto orë është takuar me presidentin Nasser Al Khelaifi dhe emirin e Katarit, me qëllim vazhdimin e negociatave për rinovimin.

Lojtari ka pranuar dëshirën për ta udhëhequr PSG-në drejt triumfit të parë në Champions në histori. Sidoqoftë, për ta bërë këtë do të donte garanci absolute nga klubi. Kjo nënkupton që në verë të vihen në vendin e duhur figurat e duhura, si në ekip, ashtu edhe në sektorin drejtues.

Më tej, duhet kujtuar se, sipas “RMC Sport”, javën e ardhshme ka edhe një takim mes nënës së lojtarit dhe Real Madridit. Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, gjithçka mund të ndodhë, por duket se paratë nuk luajnë rolin kryesor përmomentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb