Pak ditë më parë, Liverpool dhe Jurgen Klopp zgjatën bashkëpunimin ndërmjet tyre edhe me dy vite të tjera, deri në 2026, në një kohë kur kontrata ekzistuese i skadonte në 2024. Të njëjtën linjë pritet të ndjek edhe Man.City me Pep Guardiolën. Sipas The Sun, “qytetarët” janë të gatshëm ti ofrojnë teknikut spanjoll një kontratë të re, një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Kontrata aktuale skadon në 2023, ndërsa me kontratën e re parashikohet edhe një rritje e ndjeshme e pagës.

The Sun
The Sun

Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, parimisht Pep Guardiola ka rëndë dakord për rinovimin e kontratës edhe për dy vite të tjera. Më shumë se sa paratë, Guardiola kërkon siguri për projektin e së ardhmes, vijon të kërkojë në skuadër yje të futbollin botëror me shpresën për të “pushtuar” ishullin britanik dhe mbi të gjitha Evropën.

Fbl Eng Fa Cup Everton Man City
Fbl Eng Fa Cup Everton Man City

Një rol përcaktues në kontratën e re pritet të ketë afrimi i Erling Haaland. “Qytetarët” ia kanë premtuar teknikut spanjoll, biondi do të zbarkoj në Angli në përfundim të këtij sezoni, nëse kjo marrëveshje mbyllet me sukses, Pep pritet të firmos kontratën e re që do ta mbaj në Manchester të paktën deri në 2025.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb